Donald Trump ka sulmuar ashpër FBI-në për mos mbështetjen e pretendimeve të tij për mashtrim zgjedhor, duke u ankuar se “disa u kanë shërbyer shumë presidentëve” dhe duke thënë se ishte i zhgënjyer që nuk kanë “goditur” askënd.“Pse nuk është FBI në gjithë vendin”, ka thënë të dielën në mëngjes, në intervistën e parë televizive që pas mbajtjes së zgjedhjeve, shkruan Independent.“Ata nuk janë dhe kjo është një gjë e tmerrshme”, ka thënë ai.Ai ka thënë në Fox News se ai e ka ndier që FBI “ishte duke munguar në aksion”.Trump spekuloi se dikush në FBI është duke punuar kundër tyre.