Trupat amerikane e dinin se baza ajrore Al-Asad do të goditej, ata u strehuan në bunkerë (FOTO)

Trupat e Shteteve të Bashkuara në bazën ajrore Al-Asad në Irak ishin të vetëdijshëm se një sulm iranian do ti godiste, ata filluan evakuimin dy orë e gjysmë para se të goditen nga raketat iraniane të mërkurën.

Shumica e trupave amerikane që janë të vendosur në bazën Al-Asad në Irak, ishin evakuuar jashtë bazës dhe një pjesë po strehoheshin në bunkerë, duke qëndruar aty deri në orën 11:00 të mëngjesit, pak para se të fillonin katër goditjet e para të raketave,rreth orës 01:30 të mëngjesit të së mërkurës, thanë oficerët për cnn.

Sulm zgjati rreth dy orë, duke synuar vetëm zonat amerikane të bazës ajrore Al-Asad, të cilat përbëjnë rreth një të katërtën e bazës së Irakut.

Oficerët e quajtën atë një “mrekulli” se nuk kishte viktima në vendin ku shpërthyen predhat, me raketa që zbarkuan vetëm disa metra nga bunkerët, dhe disa nga personeli që mbetën jashtë gjatë gjithë ditës.

Është hera e parë që trupat në bazën ku u sulmua nga Irani, kanë folur në detaje për momentet para sulmit, duke zbuluar se ata kishin kohë që të strehin në bunkerë pak para se të godisnin raketat.

Trupat amerikane e dinin se do të bëhej një sulm mbi bazën e tyre – ata thjesht nuk e dinin se cila do të ishte natyra e sulmit.

Sulmi iranian në bazën ajrore Al-Asad, ishte një nga dy në bazat ushtarake Irakiane që janë të vendosur trupat amerikane.

Sulmet ishin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen me dron të gjeneralit me të fuqishëm ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani.

Presidenti Donald Trump tha se Soleimani ishte duke organizuar një sërë sulmesh kundër bazave amerikane.

Kryeministri irakian Adil Abdul Mahdi kishte thënë se Irani i dërgoi Irakut një mesazh zyrtar verbal se një sulm “kishte filluar ose do të fillonte së shpejti”, në vende të paspecifikuara ushtarake amerikane.

Një burim diplomatik arab i tha gjithashtu cnn se Iraku u dha paralajmërim paraprak Shteteve të Bashkuara mbi “cilat baza do të goditeshin” pasi zyrtarët iranianë kaluan informacionin.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu