Aplikimi për 10 përqindëshin e Trustit Pensional po vazhdon me ritëm të përshpejtuar. Edhe pse në fillim pati disa pengesa tashmë aplikimi po ecën më mirë. Në ueb faqen e tyre në Facebook janë publikuar statistika të aplikimeve për tërheqje të 10%-shit në dy ditët e para.
Sipas Trustit, deri në 10 euro tërheqje kanë aplikuar 5779 persona, ndërkaq, mbi 4 mijë euro tërheqje kanë aplikuar 1318 persona. Për tërheqjen e 10% të kontributeve të premten janë bërë 218 mijë aplikime. Në tabelë mund t’i shikoni kategorizimet e aplikuesit në bazë të shumës që do të tërheqin nga kursimet e tyre në Trust. Trusti ka njoftuar se tashmë janë në dispozicion tri ueb faqe për aplikim.










