Tryeza e shtruar ku ishin bashkë Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, flet ky i fundit?

Njeriu i dytë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka qënë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, për arsye të publikimit të një fotografie ku Taravari ka qënë i ftuar tek studenti i tij, Bujar Selmani.

Por përveç Taravarit, Selmani kishte ftuar edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Kjo shkaktoi polemika mes komentuesëve në rrjetet sociale. Por vetë Taravari, ka shpërndarë fotografi nga ky takim.

“Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se një specialist i ri në neurologji, shumë i aftë si Bujar Selmani, ju shtua mjekëve në një moment dhe sidomos njerëzëve. Jam i bindur që ky mjek dhe njeri i shkëlqyer do të jetë një histori suksesi dhe humanizmi” – ka shkruar Arben Taravari, Kryetar i Gostivarit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët.

Por ai nuk ka bërë komente tjera pas lajmit me foton që shpërtheu në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu