Tubim masovik në Dibër, Fisnik Mela merr mbështetje të madhe nga dibranët

Mbrëmë është mbajtur tubimi kryesor i VLEN në Dibër, ku kandidati Fisnik Mela ka shfaqur para dibranëve planin e tij katërvjeçar për Komunën e Dibrës, transmeton InfoShqip.

Postimi i plotë:

“Dibra fisnike sonte mirëpriti liderët e VLEN, Zeqirija Ibrahimi, Arben Fetai, shefin e shtabit në nivel qëndror Adnan Azizi, mikun tim Dr. Rufat Alili si dhe funksionar tjerë në nivel lokal dhe qëndror. U dëgjua dhe u përcoll mesazhi i 19 tetorit, për ndryshimin e madh që pritet të vazhdohet në këtë pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Në Dibër, unë si kryetar i ardhshëm, së bashku me ekipin e këshilltarëve komunal të Koalicionit VLEN që do ti prijë Afrim Krkuti, do ta vazhdojmë rrugën e investimeve dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve. Nuk do të harrojmë asnjë pjesë të qytetit të Dibrës, asnjë banor të saj, fëmijë ose plak!

Pas 19 tetorit, nuk do të ketë ngjyrime politike në pushtetin lokal. Të gjithë do të trajtohen njëjtë, duke mbrojtur dinjitetin dhe duke ofruar mundësi të barabarta.

Nga ky shesh këtu sonte po ju them: FALEMINDERIT me zemër DIBRA IME!
Më 19 tetor ju ftoj në festën e fitores.
Një zë për Dibrën – rretho numrin 7!”
, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu