Tubimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Mickoski: Do të kujdesemi që të kalojë më së miri

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se Qeveria nuk përkrah tubimin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, por do të kujdeset që marshi të kalojë më së miri, pa incidente. Sipas tij, përkrahja e tubimit nga Izet Mexhiti bëhet për të mos humbur pikë politike.

“Qeveria nuk e mbështet dhe nuk e kemi për qëllim ta mbështesim, por gjithsesi do të kujdesemi që e gjithë kjo të kalojë më së miri, të mos ketë incidente, të mos ndodhë diçka që ne qytetarët nuk duam të ndodhë. Përndryshe supozoj që ky vendim i Mexhitit është marrë nën trysninë e organizatorëve duke menduar se nëse nuk e mbështet do të humbë pikë politike, e që mendoj se është vendim i gabuar.”, deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Sipas tij, institucionet kanë formuar një shtab të posaçëm krize për tu kujdesur për mbarëvajtjen e protestës./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu