Një helikopter i policisë turke ra në lindje të vendit, duke i marrë jetën 12 personave që ndodheshin në bord.
Helikopteri ra paradite në provincën Tunçeli.
Mes viktimave janë 1 gjykatës, 8 policë dhe 3 pjesëtarë të ekuipazhit.
Mediat turke bëjnë të ditur se helikopteri ishte angazhuar për transportin e njerëzve dhe materialeve për llogari të procesit të votimit për referendumin e 16 prillit.
Dyshimet paraprake për shkakun e rënies kanë qenë kushtet e kqija atmosferike.