Turqi, Erdogan kritikon qasjen e gabuar të Lavrovit për Afrinin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi sot qasjen e gabuar të kreut të diplomacisë ruse, Serguei Lavrov, i cili kishte kërkuar transferimin e kontrollit të enklavës kurde të Afrines, marrë nga forcat turke në muajin mars, te regjimi i Damaskut.

“Kjo është një qasje vërtet e gabuar. Ne dimë shumë mirë se kujt do t’ia kthejmë Afrinen. Tashmë duhet të diskutojnë për dorëzimin e vendeve të tjera në Siri, që janë nën kontrollin e shteteve të tjera”, deklaroi Erdogan, cituar nga agjencia e lajmeve Anadolu Agency.

“Kur të vijë koha ne do t’ia dorëzojmë Afrinen banorëve të tij. Por, koha për këtë na përket neve. Jemi ne që e vendosim këtë, jo Lavrov”, shtoi presidenti turk.

Këto deklarata përbëjnë një kritikë të rrallë të Turqisë kundër Rusisë, ndërkohë që këto dy vende, që mbështesin kampet kundërshtare në Siri, kanë rritur që prej një viti bashkëpunimin e tyre për këtë çështje dhe fusha të tjera, veçanërisht në fushën e energjisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu