Turqi: Imami nxjerr në ankand një lule të xhamisë

Alim Akçakay, një imam në qytetin Bejsehir, pranë qytetit turk të Konias, nxori në ankand një lule nga xhamia dhe më pas dhuroi të gjitha fondet për viktimat e tërmetit shkatërrues.

“Për të rritur ndërgjegjësimin për dhënien e ndihmave dhe solidaritetit, ne vendosëm të shesim lulen më të bukur të rritur në xhaminë tonë në një ankand dhe të dhurojmë të gjitha fondet për viktimat e tërmetit. Kushdo që ofron më shumë merr lulen”, ka shkruar Effendi Akçakay, imam i xhamisë “Topal Ismail” në rrjetet sociale.

Lulja u shit përfundimisht për 21,000 lira turke (më shumë se 1,000 euro).

“Ndërsa po mendonim për familjet tona që i mbijetuan tërmetit, lulja ime erdhi në mendje, e postova në rrjetet sociale, ju i dini të tjerat. Bamirësi ynë që dha më shumë para në ankand, nuk e bleu lulen dhe e la përsëri në xhaminë tonë. Pas kësaj forme ndjeshmërie dhe solidariteti, nuk mendoj se ka ndonjë dhimbje që ne si popull nuk mund ta mposhtim”, tha Akçakay.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu