Turqi: Ura e Bosforit sonte kuq e zi (FOTO)

Ura simbol e Stambollit, ajo e Bosforit është ndricuar sonte me ngjyrat e flamurit kuq e zi. Kjo është bërë e mundur nëpërmjet Konsulles së përgjithshme Blerta Kadzadej dhe stafit të kosullatës shqiptare në Turqi.

Një mënyrë kjo për të uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë. Mijëra turistë që vizitojnë Stambollin kanë parë sonte ngjyrat e flamurit tonë kombëtarë në një nga destinacionet më të preferuara turistike në Stamboll.

Dritat kuq e zi do të qendrojnë të ndezura deri nesër në orën 7:30.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu