Turqia dhe SHBA-të bien dakord për tërheqjen e trupave në Siri

Trupat e SHBA-së do të largohen nga zonat e pasura me naftë dhe ato bujqësore që aktualisht janë të kontrolluara nga kurdë të pambrojtur, YPG (Njësia Mbrojtëse e Popullit- kryesisht milicia kurde në Siri).

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë në mënyrë të ripërsëritur se ai e dëshiron të rimarrë enklavën, por Ankaraja dëshiron që zonat t’i dorëzohen përfaqësuesve nga qytetet me shumicë arabe që aktualisht janë nën kontrollin e YPG.

Turqia ka pohuar se nuk ka interesa territoriale në Siri, por mendon se forcat e YPG-së janë të lidhur me partinë PKK të kurdëve, që po luftojnë për vetëvendosje në Turqi dhe shqetësohet se forcat e YPG-së mund të ndërpresin një marrëveshje me Assadin, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Turqia dhe SHBA-të duket se kanë rënë dakord për koordinimin e tërheqjes së trupave nga zona për të shmangur një vakuum që mund të tërheq një numër të madh të palëve të interesuara.

Por, njoftimi për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria sjell shqetësime të reja se mund të krijohet një hapësirë për fuqitë që shohin interes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu