Turqia dorëzoi tanket e saj të para vendase “Altay” forcave të armatosura, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë ceremonisë në fabrikën BMC në Ankara.
Erdogan tha se tanket kaluan 35 mijë km testime dhe 3.700 ushtrime me zjarr të vërtetë para dorëzimit. Tanku “Altay”, i pajisur me sisteme të avancuara, është projektuar për kushtet më të vështira të betejës.
Fabrika e re, me 63 mijë metra katrorë, do të prodhojë çdo muaj 8 tanke “Altay” dhe 10 automjete të blinduara “Altug”.
“Ne nuk jemi më vetëm një shtet që ndjek, por një shtet që ndiqet,” tha Erdogan, duke theksuar përparimin në teknologjitë ajrore, tokësore dhe detare të Turqisë.










