Turqia do të prodhojë edhe avionë luftarak me dhe pa pilot

Nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka deklaruar se Turqia do të prodhojë avionë luftarak me dhe pa pilot, edhe atë me karakteristika si ose përtej atyre të F-35, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panelin editorial të AA-së në Ankara, Oktay foli edhe rreth marrëveshjes së Turqisë me Libinë, duke theksuar: “Me marrëveshjen me Libinë prishëm komplotin që dëshironte ta izolojë Turqinë në territorin tokësor”.

Poashtu kujtojmë se 1 javë më parë Turqia zbuloi edhe veturën e parë vendore elektrike e cila do dalë në shitje në vitin 2022.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu