“Turqia është pranë Azerbajxhanit nëse dëshiron ta zgjidhë problemin me Armeninë në terren”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në lidhje me sulmet e Armenisë ndaj territoreve të Azerbajxhanit, tha: “Ne thamë se nëse Azerbajxhani dëshiron të zgjidhë në terren (problemin e pushtimit nga ana e Armenisë), ne do të jemi pranë Azerbajxhanit”.

Çavusoglu bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës për agjencinë turke të lajmve, Anadolli (AA).

Ai tha se Armenia me sulmin e filluar në tokat azerbajxhanase shpërfilli drejtësinë ndërkombëtare dhe kjo duhet të ketë një kundërpërgjigje.

Kurse në lidhje me qëndrimin e Turqisë ndaj këtyre zhvillimeve, Çavusoglu tha: Ne thamë se nëse Azerbajxhani dëshiron të zgjidhë në terren (problemin e pushtimit nga ana e Armenisë), ne do të jemi pranë Azerbajxhanit”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Azerbajxhani po lufton në tokat e veta dhe shtoi: “Në çdo vend të botës, ata që pushtojnë dhe ata që pushtohen veprojnë në të njëjtën mënyrë”.

Nga ana tjetër, në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor, shefi i diplomacisë turke përsëriti propozimin për një konferencë rajonale.

Kurse në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Qipron e Jugut, Çavusoglu tha: “Amerika nuk duhet të prishë barazinë. Edhe pse në mënyrë të kufizuar, heqja e embargon nuk ishte e drejtë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu