Turqia kërcënon Greqinë me luftë për detin, Shqipëria bën të kundërtën, i’a fal në tavolinë

Turqia ka paralajmëruar Athinën zyrtare se nuk do të toleronte ndryshim të kufirit detar grek, kjo pasi kishte planifikuar të zgjeronte ujërat e saj territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit.

Kjo çështje ka qenë një “mollë sherri” e vazhdueshme midis dy vendeve për më shumë se dy dekada.

Superfuqia turke nuk ka përjashtuar ndërhyrjen e forcave ushtarake për të mbrojtur interesat.

Sipas ish-Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, Athina kishte në plan të zgjeronte ujërat territoriale në Jon, por kjo nuk do të prekte Egjeun.

Ministria e jashtme e Turqisë, megjithatë, tha se kishte marrë shënim deklaratat e Athinës rreth planeve për një zgjerim gradual të ujërave territoriale greke.


1 Koment

  1. Ky eshte perfundimi i mareveshjes se detit.Shqiperia u perdor per te aritur precedentin qe edhe vendet e tjera te pranonin 12 miljet.Pra edhe kete here beri Kalin e Trojes ne dem te te tjereve.Vazhdoni keshtu edhe per problemet e tjera dhe do shohim se a do ju pranoje BE si Kale Troje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu