Turqia nënshkruan marrëveshje me vlerë 50 miliardë dollarë me Emiratet e Bashkuara

Gjatë vizitës së sotme të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Abu Dhabi, liderët e Turqisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një sërë marrëveshjesh me vlerë dhjetëra miliarda dollarë.

Sipas asaj që u njoftua më pas nga presidenca turke, të dyja palët arritën një marrëveshje që i hap rrugën krijimit të një Këshilli Strategjik të Nivelit të Lartë, me partneritetin e tyre duke marrë karakteristika strategjike.

Palët vendosën gjithashtu të promovojnë bashkëpunimin ekzistues në fusha të tilla si energjia, transporti, infrastruktura, logjistika, tregtia elektronike, financat, shëndetësia, ushqimi, turizmi, pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, industria e mbrojtjes, inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e avancuara. Vlera totale e marrëveshjeve të nënshkruara arrin në 50.7 miliardë dollarë”, thekson pala turke.

Erdogan pati një takim sot në Abu Dhabi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Presidenti turk, i cili u nderua nga lidershipi i Emirateve me medalje, madje pohoi se bashkëpunimi Turqi-Emirati do të promovohet edhe më shumë gjatë ekspozitës së pajisjeve mbrojtëse IDEF që do të mbahet në Stamboll nga data 25 deri më 28 korrik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu