Turqia reagon për djegien e flamurit turk në Greqi: Nuk e paskan marrë ende mësimin e duhur

Turqia e ka cilësuar si racizëm djegien e flamurit turk në kryeqytetin Athinë të Greqisë. Aksoy rikujtoi se themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, pas çlirimit të Izmirit nga pushimi grek në vitin 1923, nuk e pati lejuar përdhosjen dhe nëpërkëmbjen e flamurit grek, i cili i ishte shtruar përpara këmbëve.

“Kur ushtritë tona rimorën Izmirin, Ataturku nuk e lejoi përdhosjen e flamurit grek, që i ishte shtruar përpara këmbëve, duke thënë se ai është «nderi i një kombi». Që atëherë kanë kaluar 100 vite. Mendjet raciste nuk e paskan marrë ende mësimin e duhur. Askush nuk mund ta prekë flamurin tonë të lavdishëm!”, shkroi zëdhënësi i MPJ turke në “Twitter”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu