Nënsekretari për Industrinë e Mbrojtjes i Turqisë, İsmail Demir, tha se sistemet inteligjente turke pa pilot të gjeneratës së re do ta forcojnë Turqinë në tokë, ajër dhe det, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra e parë e mendimit teknologjik në Turqi, STM ThinkTech, e themeluar nga Shoqëria Aksionare Inxhinieria dhe Tregtia e Teknologjisë së Mbrojtjes (STM), organizoi panel me temë “Ushtarët e ri të botës së digjitalizuar: Sistemet pa pilot dhe të mençura”.
Në panel u diskutua transformimi i inteligjencës artificiale në industrinë e mbrojtjes, robotët inteligjentë të së ardhmes me detyra dhe taktika të reja të platformave pa pilot.
Si pjesëmarrës në këtë panel ishin edhe nënsekretari për Industrinë e Mbrojtjes, İsmail Demir, shefi i Përgjithshëm Planeve dhe Politikave të Shtatmadhorisë, gjenerallejtënant Yavuz Türkgenci, si dhe lektori në universitetin Istanbul Technical University (İTÜ) Prof. Dr. Gökhan İnalhan.
Në një fjalim të mbajtur, Demir tha se sekretaritati i mbrojtjes i ka përshpejtuar punimet për sistemet pa pilot në teknologjinë e mbrojtjes.
Demir vuri në dukje se sistemet robotike të gjeneratës së re vërehen në mesin e aftësive të rëndësishme strategjike që duhet të posedojnë ushtritë e fuqishme kundër kërcënimeve të luftërave të të ardhmes dhe të terrorizmit
“Sistemet pa pilot dhe të mençura në vendet ku do të hyjnë përpara ushtarëve për të xhiruar për qëllime të inteligjencës, ashtu sikurse do të ofrojnë një përkrahje me goditje dhe mbrojtje të afërt dhe do të jenë në gjendje për të zbatuar detyra operacionale të rëndësishme, siç është dërgimi e municioneve në zonën e konfliktit, ashtu edhe do të ofrojnë një taktikë për të shpërqendruar vëmendjen e armikut. Sistemet inteligjente kombëtare pa pilot të gjeneratës së re do ta forcojnë Turqinë në tokë, ajër dhe det”, theksoi Demir.
Ndërkohë, edhe Drejtori i Përgjithshëm i STM-së, Davut Yılmaz, njoftoi se STM, duke përdorur njohuritë, përgatitjen, infrastrukturën teknologjike dhe burimet njerëzore, synon të luajë një rol të madh në zhvillimin e gjeneratës së re të industrisë së mbrojtjes vendase dhe kombëtare të Turqisë.