Turqisë i dhemb grusht shteti në Mianmar: Kujdes me rohinjat

Pasi e ka pësuar jo pak herë nga grushtet e shtetit – i fundit por i dështuar, në korrik të 2016-ës – Turqi deklaroi se është thellësisht e shqetësuar për grusht shteti ushtarak në Mianmar, se e dënon atë me forcë dhe se Turqia është kundër çdo lloj grushti shteti dhe ndërhyrjeje ushtarake.

Deklarata e Ankarasë thekson thirrjen për të hequr sa më shpejt të jetë e mundur të gjitha pengesat e vendosura përpara udhëheqësve të zgjedhur dhe institucioneve demokratike dhe për të përmbushur mbledhjen e re të parlamentit të zgjedhur nga vullneti i lirë i popullit.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që Forcat e Armatosura të Mianmarit kanë kapur udhëheqjen e shtetit dhe ne e dënojmë fuqimisht atë. Turqia kundërshton çdo lloj grushti shteti dhe ndërhyrjeje ushtarake,” tha deklarata.

Kujtojmë se një ndër reformat e Erdoganit pas ardhjes në pushtet, ishte heqja e pushtetit të ushtrisë mbi ekzekutivin dhe legjislativin turk.

Nga Turqia u tha gjithashtu se grushti i shtetit nuk duhet të efektonte situate edhe më të rëndë për muslimanët rohinnja, të cilët tashmë jetojnë në kushte të vështira në Mianmar.

Ushtria e Mianmarit konsiderohet si makthi i pakicës muslimane në vend, pasi ka qenë ajo ushtruesja e genocidit ndaj tyre pak vite më parë.

Me arrestimin e udhëheqjes së shtetit, ushtria e Mianmarit kreu një grusht shteti herët në mëngjes dhe mori pushtetin në vend.

Një zëdhënës i Bashkimit Nacional Demokratik (NLD) në pushtet, Myo Nyunt, konfirmoi se udhëheqësi i vendit, përfshirë dhe Aung San Su Kyi, u arrestuan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu