U dëmtua mbrëmë ndaj Celtës, ylli i Barçës rrezikon “El Clasicon”

Barcelona triumfoi në mënyrë spektakolare mbrëmjen e kaluar ndaj Celtës me shifrat 4-1. Por triumfi u zbeh disi nga dëmtimi i Nelson Semedos.

Portugezi la fushën mes dhimbjeve në minutën e 23-të, ku Busquets mori vendin e tij.

Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shkruan se mbrojtësi ka një dëmtim në këmbën e djathtë dhe do të mungojë për të paktën 5 javë.

Kështu, Semedo rrezikon seriozisht të humbasë “El Clasicon” ndaj Realit, përballje që do të luhet në 18 dhjetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu