Produksioni filmik AFI Entertainment ka realizuar kështu edhe audicionin e parë për të përzgjedhur aktorët që do jenë pjesë të filmit ‘The Uninvited’ filmit të parë horror shqiptar në Maqedoninë Veriore, shkruan Billbordi.
Numri i pjesmarësve ishte tepër i madh ku prej tyre do zgjedhen vetëm 5 që do marrin pjesë në këtë film nga regjisori Xhafer Saliu.
Në këtë audicion si juri ishte Xhelal Fera aktori i mirënjohur shkupjan që ka qenë pjesë i shumë filmave shqiptar gjithandej nëpër trojet ku ka shqiptar, ku pjesëmarrësit i vlerësoi dhe ju ndihmoi gjatë audicionit dhe motivoheshin nga një aktor i madh si Xhelal Fera.
Filmi pritet të fillojë xhirimet menjëherë pas audicionit përfundimtar që do mbahet me 31 Mars tregon regjisori Xhafer Saliu për median tonë.
Më poshtë ju sjellim edhe pamje nga audicioni që u mbajt./Billbordi.net
FOTO:
















