U operua nga apendesiti, Rama del nga spitali, ja mesazhi i tij

Kryeminstri Edi Rama ka dalë nga spitali, pas ndërhyrjes që bëri një ditë më parë nga apendesiti. Mjeku Arben Gjata, një ditë më parë, tha se përmirësimi i kryeministrit do të jetë i shpejtë.

Rama në një postim në Facebook, ka falenderuar ekipin mjekësor për kujdesin dhe dhe gjithë qytetarët e tjerë.

“Do të kthehem shpejt mes jush, ka përfunduar mesazhin e tij kryeministri Rama.

Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu