Me pasaportën shqiptare në “xhep”, Edon Zhegrova është gjithnjë e më pranë transferimit në Serie A, i vetmi vend ku nuk zë vendin e ekstrakomunitarit, kjo pasi FSHF dhe FIGC, dy federatat e futbollit, arritën një akord shumë të rëndësishëm pak kohë më parë. Ky është një detaj shumë i rëndësishëm, që ka ndezur edhe një herë opsionin për një kalimin të Zhegrovës tek Juventus.
“Zonja e Vjetër” ndjek prej kohësh sulmuesin e Lille, me palët që pritet të nisin edhe një herë negociatat. Ekipi francez vlerëson kartonin e Zhegrovës me 20 milionë euro, shifër që sigurisht Juve nuk preferon ta paguajë kesh dhe menjëherë. Nga ana tjetër, Juve ka gjetur prej kohësh akordin me lojtarin, me përfaqësuesit e sulmuesit dardan që kanë pranuar ofertën prej 2,5 milionë euro në sezon dhe një kontratë 4-vjeçare.
Lajmi tjetër pozitiv është fakti që Zhegrova ka lënë pas dëmtimin e rëndë të pësuar që e la jashtë fushës së lojës që nga janari. Zhegrova ishte i pranishëm në bankinë në sfidën e parë në Ligue 1 kundër Monaco.