“U pozicionua direkt?” Olta për Ermionën: E ka qejf Luizin

Olta mendon se në shtëpi ka ardhur një “Efi” e dytë. Duke folur me një pjesë të banorëve, ajo tha se Ermiona po sillet si Efi dhe menjëherë sapo erdhi u pozicionua krah tij.

Sipas Oltës, Ermiona e ka qejf Luizin dhe që në ditën e parë shprehu përkrahjen për të, duke i thënë se ai do jetë fitues.

Dea nga ana tjetër, i tha Oltës se nuk është e thënë që gjithë banorët të pozicionohen me të ose me Luizin dhe se këtë mendimin për pozicionim e ka shumë të gabuar.

Olta u shpeh se Ermiona kishte thënë vetë që ka dëshirë të qendrojë në krah të Luizit dhe se do të mbështesë atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu