U procedua penalisht, reagon Lapaj: Medalja e tretë në 1 muaj! Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me procedimin penal që është regjistruar ndaj tij pas tensioneve para Kryeministrisë. Lapaj duke i cilësuar procedimet si medalje thekson se brenda një muaji ka marrë tre të tilla.

Ai shton se kësaj herë do t’i kallëzoje edhe ai pasi nga tensionet mbeti i lënduar. Lapaj thekson se sapo të dal nga spitali do të shkojë në shesh.

“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here.

Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali”, shkruan Lapaj.

Lidhur me tensionet e regjistruara në mesnatë janë arrestuar 4 persona. Gjithashtu janë proceduar 6 të tjerë pasi kanë hedhur sende të forta drejt policisë. Nga kjo ngjarje kanë lënduar 2 efektivë. 3 persona janë proceduar për pushtim të hapësirës publike përpara Kryeministrisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu