Një shqiptar emigrant në SHBA kishte vendosur të rikthehej në Shqipëri dhe të blinte një shtëpi pushimesh, por autoritetet i kanë sekuestruar gjithë paratë.
Rustem Kazazi, 64 vjeç u ndalua në aeroportin e Ohajos dhe iu morën 58 mijë dollarë nga autoritetet, pasi ishte nisur të udhëtonte drejt Shqipërisë.
Sipas autoriteteve sekuestrimi i parave i është bërë pasi kjo është një teknikë ligjore që i lejon ato të sekuestrojnë para apo prona nga njerëz që nuk janë dënuar dhe nuk janë akuzuar ndonjëherë.
Në mbrojtje të vendimit të saj, autoritetet amerikane pretendojnë se 64-vjeçari është i lidhur me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Por shqiptari i ka hedhur poshtë këto pretendime duke shtuar se agjencia po shkel ligjin federal pa ngritur ndonjë akuzë apo ankesë zyrtare ndaj tij.
Shqiptari ka qenë ish-efektiv policie në vendlindjen e tij, por në vitin 2005 i ra lotaria amerikane dhe udhëtoi për në tokën e ëndrrave. Në vitin 2010 familja e tij mori nënshtetësinë amerikane.
Ai ka treguar se i kanë sekuestruar kursimet e 12 viteve punë ën SHBA, të tijat, të bashkëshortes së tij Lejla dhe djalit, Erald, i cili ka përfunduar studimet në inxhinieri Kimike në Cleveland të SHBA.
Me 58 mijë dollarë ata kishin vendosur të blinin një shtëpi pushimesh në Shqipëri.
Në një intervistë për Washington Post, ai ka deklaruar se ka qenë më i sigurt duke i pasur me vete shumën e parave se sa duke i transferuar ato përmes bankës.
Ai ka thënë:
Krimi në Shqipëri është shumë i keq se sa këtu. Persona të tjerë që kanë bërë tërheqje të shumave të mëdha nga bankat në Shqipëri u janë grabitur paratë. E gjithashtu kursi i këmbimit dhe komisionet janë shumë të kushtueshme.”