Shkencëtarët nga Universiteti i Alaskës pretendojnë se kanë gjetur të vërtetën e ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit 2001, kur u rrëzuan Kullat binjake në SHBA.
“Që të tri ndërtesat janë rrëzuar me anë të një procesi të planifikuar, të orkestruar dhe ekzekutuar të shpërthimit të bombave”. Thotë profesor Lynn Margulis, nga Universiteti i Masaçusetsit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Tani, Dr. J Leroy Hulsey, nga Universiteti i Alaskës, ka bërë një studim rigoroz akademik, ku thuhet se ndërtesa e Qendrës tregtare botërore 7 (WTC) është ndërtesa e cila u rrëzua më 11 shtator, përkundër faktit se kishte përjetuar vetëm një zjarr të kufizuar, të vogël, në disa kate.
Ajo nuk ishte goditur nga avioni.
Është interesant fakti se shumë medie, duke përfshirë edhe BBC-në, kishin njoftuar për rrëzimin e kësaj ndërtese, ende pa u rrëzuar ajo.