U rrjepin lëkurën krokodilëve për së gjalli, për të prodhuar çanta dhe këpucë (VIDEO+16)

Grupi për të drejtat e kafshëve (PETA) ka publikuar pamje shqetësuese të krokodilëve, të cilëve u rrjepjet lëkura për së gjalli në disa ferma në Vietnam.

Ky xhirim i fshehtë, i bërë në mars dhe prill të vitit 2016, tregon se si kafshët në një fermë vendosen në tavolinë para se t’u prihet koka, transmeton Express.

Më pas, një shufër çeliku u futet në shtyllë kurrizore për t’ua shkatërruar indin nervor.

Kjo praktikë aspak njerëzore njihet si “heqja e palcës” dhe ka për qëllim që t’i bëjë kafshët të palëvizshme, por në video shihet se krokodilët vazhdojnë të lëvizin edhe pse lëkura e tyre është e rrjepur.

Sipas PETA-s, lëkurat e tyre më pas dërgohen në fabrika të lëkurës për t’u shndërruar në çanta, këpucë dhe ora./Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu