U shpall kryetari me më së shumti premtime të realizuara: Ajo që bën Smajl Latifi kur merr vesh iu lë pa mend

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka postuar hulumtimin e bërë nga Instituti GAP ku theksohet që komuna e tij ka realizuar më së shumti premtime në Kosovë por menjëherë ka deklaruar se i është rrekur punës që t’i kryej edhe tri premtime të mbetura.

Smajl Latifi shprehu lumturinë e tij për gjetjet e GAP-it.

“Jam i lumtur që sipas Institutit GAP, që bën monitorimin e premtimeve të realizuara nga kryetarët e komunave, Rahoveci ka dalur si komuna që ka realizuar më së shumti premtime.” – thotë z. Latifi, që garon edhe për një mandat në krye të komunës së Rahovecit, përcjell Periskopi.

Ai shton se janë në përfundim edhe të tri premtimeve tjera që janë në proces.

Në të njëjtin grafikon, mund ta shohim se Prishtina ndodhet në fund të listës me vetëm 40% të premtimeve të realizuara.

Rahoveci po ashtu ka dalë komuna më transparente në Kosovë.

Postimi i plotë:

“Rahoveci, komuna që ka realizuar më së shumti premtime në Kosovë!

Jam i lumtur që sipas Institutit GAP, që bën monitorimin e premtimeve të realizuara nga kryetarët e komunave, Rahoveci ka dalur si komuna që ka realizuar më së shumti premtime.

I kemi përfunduar 88% të zotimeve tona dhe jemi në finalizim edhe të 3 premtimeve që janë në proces.

Përveç kësaj, Rahoveci është shpallur edhe komuna më transparente në Kosovë. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat e qeverisjes për të cilat unë nuk bëj kompromis, andaj ky vlerësim është dëshmi se jemi në rrugë të mirë.”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu