U tha se është shtatzënë në moshën 51 vjeçare, Artjola Toska zbulon si qëndron e vërteta

Një ditë më parë u përhap kudo lajmi se artistja e njohur shqiptare, Artjola Toska, është shtatzënë për herë të parë.

Por ky lajm që bëri menjëherë bujë në rrjet, rezulton të mos jetë i vërtetë. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja e dashur për publikun.

Artjola ka reaguar nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ku përgënjeshtron lajmin, duke u shprehur se është bërë vetëm për të fituar më shumë klikime.

Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë rreth meje janë tërësisht të rreme. Dua ti kujtoj këtyre portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas, që SHPIFJA PËRBËN VEPËR PENALE!”, ka shkruar Toska në një postim në “Instastory” ku ka postuar foton e lajmit që ajo ishte në pritje të ëmbël.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu