Uashingtoni konsideron se është shumë me rëndësi që ingerencat dhe pavarësia e PSP-së të ruhen edhe në të ardhmen

Prokuroria speciale publike ka rol shumë të rëndësishëm në përpjekjet e vendit tuaj për kthimin e besimit në gjyqësinë e pavarur, në kërkimin e përgjegjësisë për krimet në të kaluarën dhe në luftën kundër korrupsionit, deklaroi sot ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mikaela Shvajzer Blum.

“SHBA-ja konsideron se është shumë me rëndësi që ingerencat dhe pavarësia e PSP-së të ruhen edhe në të ardhmen. Lufta kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare të vazhdojë, ndërsa përgjegjësia të respektohet. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të kenë zyre që do ta kthejë besimin e tyre në gjyqësinë dhe në sundimin e së drejtës”, theksoi Shvajzer Blum.

Lidhur me negociatat që janë në rrjedhë, theksoi se të gjithë duhet të kenë në mendje se është shumë me rëndësi, çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut të ketë besim në institucionet dhe të besojë në drejtësi të pavarur dhe të barabartë.

“Besoj se prokurori i pavarur special publik në suaza të prokurorisë publike definitivisht është pjesë shumë e rëndësishme për përmbushjen e pritjeve të këtilla”, theksoi Shvajzer Blum.

E pyetur nëse kjo do të thotë se e mbështetë propozim ligjin e tanishëm për PSP-në, Shvajzer Blum tha se beson fuqishëm dhe se përvojat nga shtetet e tjera treguan se zyra e pavarur e PSP-së me mundësinë për t’i përfunduar proceset, është me rëndësi për kthim të sundimit të së drejtës dhe gjyqësisë së pavarur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu