UEFA uron Shqipërinë për 28 Nëntor: Një komb i pasionuar pas futbollit!

Institucioni i futbollit evropian, UEFA ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në urimin e saj në Facebook, UEFA e ka cilësuar Shqipërinë një komb të pasionuar pas futbollit, duke rikujtuar edhe organizimin e suksesshëm të Kampionatit Evropian U17 në vitin 2025.

“Një komb i apasionuar pas futbollit, ju sollët një U17EURO 2025 të paharrueshëm”, shkroi UEFA, raporton Klankosova.tv.

Në vazhdim, institucioni evropian ka theksuar se Shqipëria tashmë po përgatitet të jetë bashkë-organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027, së bashku me Serbinë, duke shtuar se vendi “është gati të shkëlqejë sërish në skenën evropiane”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu