Një video shokuese e publikuar nga “joq” tregon se në një azil privat për moshat e thyera që ndodhet në zonën e Kinostudios në Tiranë ka ndodhur një episod i rëndë dhune.
Sipas dëshmitarëve raportohet se dikush nga stafi i azilit ka qenë duke rrahur një të moshuar të seksit mashkull për motive të panjohura.
Ato që të bëjnë përshtypje janë ulërimat e tij të përvuajtura që dëgjohen deri në rrugë dhe keqardhja e kalimtarëve të cilëve u ngjethet mishi kur i dëgjojnë. /albeu