Ulet përqindja e rasteve pozitive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se komfor raportit të Institutit për Shëndet Publik, i cili ka të bëjë në periudhën nga data 17 e deri më 23 gusht janë bërë 11.129 testime të virusit SARS-CoV-2.

Janë regjistruar gjithsej 839 raste të reja pozitive prej 29 qyteteve në shtet dhe ulje prej 7,0 për qind, në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=281; 33,5 për qind). Në këtë periudhë, numri i rasteve të reja të konfirmuara është nën 20 persona, në 16 qytete në vend.

“Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit arrin 7,5 për qind, që paraqet ulje prej 0,3 për qind në krahasim me javën paraprake. Ky tregues edhe më tej në javët e kaluara kur i njëjti lëviz prej 10 për qind, 9.4 për qind, 8.6 për qind dhe 7.8 për qind. Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat, dhe në këtë periudhë më e përfaqësuar është grupmosha e personave mbi 60 vjet me 205 (24.4 për qind) pozitivë. Numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar edhe te personat të moshës prej 30-39 (n=151; 18.0 për qind), 40-49 (n=142; 16,9 për qind) dhe 20-29 (n=140 për qind; 16,7 për qind).

Numri më i madh është regjistruar te fëmijët prej 0-9 (n=29; 2.4 për qind) dhe 10-19 (n=49; 5.8 për qind). Nga rastet të cilat janë hulumtuar në mënyrë epidemiologjike (n=807; 96.2 për qind), janë regjistruar 119 (14.7 për qind) persona të hospitalizuar, ndërsa te 239 persona (29.8 për qind) është regjistruar prania e komorbiditetit. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 307 (38.3 për qind) kanë kontakt me rast të konfirmuar. Janë regjistruar 29 persona me histori të udhëtimit në 14 ditët e fundit”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu