United, City dhe Bayern të fiksuar pas Asensios

Asensio është një nga yjet që pritet të dhurojnë më shumë gjëra të bukura në vitet e ardhshme. Këtë e kanë vënë re dhe klubet si Manchester United, Manchester City dhe Bayern Munich të cilëtkanë shprehur interes për shërbimete talentit 22-vjeçar.

Sipas gazetarit të Okdiario, Eduardo Inda, tri klubet e njohura vetëm ka bërë ofertë për lojtarin. Sipas Inda lojtari mund të ndryhsojë mjedis në verë, edhe pse Real Madridi ka thënë disa herë që nuk e ka ndërmend ta shes.

“Asensio ka oferta nga Bayern, City dhe United, por Reali e cilëson të pashitur mesfushorin”.

Asensio edhe pse nuk është lojtar i formacionit ka arritur të shënojë tetë gola. Zinedine Zidane e ka futur nga minuta e parë vetëm në dy nga tetë ndeshjet e fundit./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu