United fillon bisedimet me Ajaxin, 10 milionë i ndajnë nga transferimi i Van de Beek

Edhe pse transferimi i Donny Van de Beek te Real Madridi dukej i sigurt, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Real Madridi ka vendosur mos të bëjë shumë shpenzime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës dhe kanë hequr dorë nga transferimi i holandezit.

Tani është gjiganti anglez Manchester United që ka filluar bisedimet me Ajaxin për transferimin e Van de Beek në Old Traford.

Sipas asaj që ka raportuar The Times, Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë prej 41 milionë eurove për lojtarin, por kjo është refuzuar nga Ajaxi.

Kampioni në fuqi i Holandës i ka bërë të qartë Unitedit se kanë ulur vlerën e lojtarit nga 65 milionë euro sa ishte para pandemisë Covid-19.

Ajax ka kërkuar nga drejtuesit e Djajve të Kuq që të ofrojnë 10 milionë euro më shumë nga oferta e parë nëse duan transferimin e Van de Beek.

Për reprezentuesin holandez interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera angleze Tottenham Hotspur dhe Newcastle United.

23-vjeçari ka pasur një vit fantastik me Ajaxin, ku në 37 takime zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 11 asistime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu