Upss/ Ekspertja e gjuhës së trupit nxjerr ‘bllof’ deklaratën e Macron: “Shpulla nuk ishte aspak shaka”

Një moment i kapur në kamera gjatë mbërritjes së presidentit Emmanuel Macron në Vietnam është bërë viral, duke ngritur pikëpyetje të shumta rreth marrëdhënies së çiftit presidencial.

Pamjet tregojnë Zonjën e Parë, Brigitte Macron, duke shtyrë fytyrën e të shoqit, pak para se ai të zbriste nga avioni presidencial.

Ndërkohë që presidenti u mundua ta justifikojë si një shaka mes bashkëshortësh, ekspertët mendojnë ndryshe.

Judi James, eksperte e njohur e gjuhës së trupit, ka analizuar momentin për Daily Mail dhe ka deklaruar qartë: “Nuk kishte asnjë shaka në këtë veprim.”

Sipas saj, mungesa e ndonjë buzëqeshjeje apo kontakti të ngrohtë pas momentit e bën të qartë që nuk bëhej fjalë për një skenë të lehtë.

“Macron dukej i hutuar dhe preku fytyrën sikur të kontrollonte nëse ishte mirë,” – u shpreh ajo. “Shtytja ishte e fortë dhe aspak e zakonshme për një situatë që do të mund të quhej lojë bashkëshortore.”

Judi James vë në dukje se Brigitte Macron nuk e ndaloi me një veprim të vetëm, por shtytja duket se u përsërit, ndërsa presidenti u përpoq të ruante ekuilibrin.

Pas incidentit, çifti nuk shkëmbyen kontakt fizik dhe ecën përkrah njëri-tjetrit pa ndonjë ndërveprim të dukshëm.

Presidenti e minimizoi situatën duke thënë se “media po e ekzagjeron si një katastrofë gjeo-planetare” dhe se “ishte thjesht një lojë mes tyre”. Por ekspertja e gjuhës së trupit fton në reflektim:

“NËSE DO TË KISHTE NDODHUR E KUNDËRTA DHE AI DO TA KISHTE SHTYRË ATË, A DO TA QUANIM ENDE ‘SHAKA’? JO. PRANDAJ NUK DUHET TA RELATIVIZOJMË AS NË KËTË RAST.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu