Uragani Irma, aligatorët ‘pushtojnë’ rrugët (VIDEO)

Uragani Florida ka shkaktuar dëme të mëdha në Florida gjatë këtyre ditëve. Pasi rrugët janë mbushur me ujë, duket se njerëzit do përballen shpesh me zvarranikë.

Disa pamje tregojnë aligatorët duke lëvizur në mes të vendit, të cilët mund të përbëjnë rrezik për banorët.
Zyrtarët thonë se nuk janë të vetmit që po lëvizin të lirë, pasi e njëjta gjë funksionon dhe me gjarpërinjtë.

“Pas stuhive duhet të jeni vigjilent ndaj kafshëve të egra si gjarpërinj dhe alligator që mund të jenë zhvendosur si rezultat i erërave të forta apo shiut,” – tha një zëdhënës.
Dihet se i gjithë qyteti i Miami është përfshirë nga uji pasi stuhia ka bërë që deti të kalojë shtratin duke shkaktuar dëme të mëdha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu