Pasi që Këshilli penal i Gjykatës penale në Shkup e pranoi kërkesën e PPS-së dhe i shqiptoi 30 ditë paraburgim kryetarit të komunës së Pustecit në Shqipëri, Edmond Temellko, ndaj të njëjtit është lëshuar edhe urdhër arrest ndërkombëtar.
MPB ende nuk e ka konfirmuar këtë, dhe siç thotë zëdhënësi policor, janë duke pritur informata të brendshme në ldhje me rastin. Prokurorja speciale, Lençe Ristoska sot sqaroi se kanë kërkuar paraburgim për Temellkon për shkak se ai e ka kaluar kufirin e Maqedonisë, edhe përkrah ndalimit për një gjë të tillë. Temellko, është i akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Në këtë rast janë të akuzuar edhe figura politike të VMRO-DPMNE-së, mes të cilëve edhe lideri Nikolla Gruevski, si dhe ish ministrat, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski./InfoShqip.com










