Urim emocional i nënës së Artan Grubit: E përndjekin si në komunizëm, por e vërteta do të fitojë

Me rastin e ditëlindjes së Artan Grubit, ish-zv.kryeministër dhe figurë e njohur politike, nëna e tij, Zyra Grubi, ka bërë një urim publik të mbushur me emocion, krenari dhe mesazhe të qarta politike, përcjell Flaka

Në një postim prekës, ajo thekson kontributin e të birit në skenën politike shqiptare dhe shpreh zhgënjimin për atë që e konsideron si një “hakmarrje dhe përndjekje politike” ndaj tij, duke e krahasuar me kohët e komunizmit.

“Sot kur mungesa jote vihet re më shumë se prania e të gjithë të tjerëve bashkë… kur veprat e tua përfliten sepse i bën krenarë të gjithë… deshën ta shkatërrojnë dhe zhdukin çdo të arritur…”, shkruan ajo.

Zyra Grubi shton se, pavarësisht sfidave, ajo vazhdon të besojë në drejtësinë dhe të ardhmen e të birit:

“Jam më krenare se kurrë. Lutem që kjo hakmarrje dhe përndjekje politike ta ketë fatin e atij sistemi përndjekës dhe e vërteta të ngadhnjejë me përcaktimin e Zotit.”

Në përfundim, ajo i kujton Artanit rëndësinë e qëndrueshmërisë përballë sfidave të jetës:

“Mëso nga gjithçka që mundesh dhe bëhu njeriu që unë e di se ti mund të jesh. Mos harro kurrë që të duam.”

Ky mesazh vjen në një kohë kur Artan Grubi ndodhet në arrati, pasi është nisur një proces gjyqësor ndaj tij.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në 23 vjetorin e themelimit të partisë, tha që kjo është një përndjekje politike dhe me procese të montuara gjyqësore ndaj ish zyrtarëve të kësaj partie. Flaka Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu