Prania e antibiotikëve në mishërat që konsumojmë, është një nga çështjet më të rëndësishme në bisedat e industrisë së sotshme ushqmiore. Sa më shumë antibiotikë që rezultojnë nga testet që i bëhen bagëtive, aq më shumë shkenca prodhon baktere rezistente ndaj përdorimit të tyre. Një raport i fundit për vitin e shkuar ka shkruar se, megjithatë, jemi vazhdimisht nën rrezikun e përdorimit të pakontrrolluar të tyre. Raporti tregon se mishi i kuq që përdoret në fast-food-e është më i bombarduari. Mishi me të cilin prodhohen qoftet, salsiçet apo gjithë sallamrat është gjithashtu për t’u shmangur sa më shumë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të konsumoni mish pule, thonë specialistët.