Ndërtesa 6-katëshe, e vendosur në qendrën e qarkut Kahramanmaraş Pazarcık, u shemb nga tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi në mëngjes. Nën rrënoja mbeti edhe familja Güneş me 4 anëtarë që jetonte në ndërtesë. Nëna, babai dhe djali u shpëtuan herët në mëngjes, por nuk ishte e lehtë të arrihej tek 5-vjeçarja Ayşe Kübra Güneş.
Vendndodhja e Ayşe Kübra Güneş u përcaktua me punën e ekipeve mjekësore dhe xhandarmërisë. Ekipet u përpoqën të ruanin qetësinë duke biseduar vazhdimisht me vajzën 5-vjeçare.
Vogëlushja i ka dërguar edhe një mesazh ’ babait të saj ‘Jam mirë”, derisa ishte nën rrënoja.











