Vajza e Clinton-it i del në mbrojtje djalit të Trump-it

Vajza e ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, ka shkruar të dielën për ta mbrojtur Barron Trump, djalin 10 vjeç të tashmë presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka qenë cak i ngacmimeve të shumta në internet.

Chelsea Clinton i ka inkurajuar ndjekësit e saj në rrjete sociale që të mos e ngacmojnë djalin më të vogël të Trump-it.

“Barron Trump e meriton shansin që çdo fëmijë e ka – të jetojë fëmijërinë e tij”.

Por Clinton në statusin e saj ka kundërshtuar në një formë babain e Barron, që tashmë është President i SHBA-së, transmeton KlanKosova.

“Të mbështetësh fëmijët do të thotë të kundërshtosh politikat e Presidentit amerikan, që lëndojnë fëmijët”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu