Sot ka ditëlindjen e vogla e familjes presidenciale.
“Zonja e parë” e vendit Era Meta sot feston 13 vjetorin e lindjes.
Mami Monika i ka rezervuar fjalët më të bukura në këtë ditë të shënuar, që vetëm një nënë mund ti thotë.
“Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!”- ka shkruar Kryemadhi.











