Një vajzë ushtarake ka arritur të fotografojë shpërthimin që i solli vdekjen pothuajse katër vite më parë në Afganistan.
Hilda Clayton, nga Georgia fotografoi vdekjen e një ushtari afgan, gjatë një stërvitje ushtarake në 2 korrik 2013 në provincën Laghman, Afganistan. Shpërthimi solli vdekjen e saj dhe katër ushtarëve të Ushtrisë Kombëtare Afgane.
Ushtria amerikane e ka botuar foton e saj të fundit në revistën ushtarake, ditën e hënë.
“Vdekja e Clayton simbolizon mënyrën sesi ushtaret femra janë gjithnjë e më shumë të ekpozuar ndaj situatave të rrezikshme në stërvitje dhe në luftë në të njëjtin nivel me homologët e tyre meshkuj,”-shkruan Revista Ushtarake.