Hannah Pewee nga Michigan i Shteteve të Bashkuara kishte shkuar se bashku me motrën e saj në qendrën tregtare Woodland në Grand Rapids, e veshur në mënyrë të përshtatshme për temperaturat prej 32 gradë Celsius.
Por njëri nga pjesëtarët e sigurimit të qendrës, i kishte thënë se ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme dhe se duhet të largohet nga objekti.
Kombinimi i saj interesant përbëhej nga pantallona të shkurta dhe një bluzë pa krah, në të cilën kishte një fotografi të karakterit të njohur të filmit të animuar “Në kërkim të Nemos” që shkruante “Vazhdo të notosh”.
“Isha duke u kënaqur me motrën kur pas disa minutave e gjeta veten në rrugë. Poshtërimi që i bëhet vajzave për shkak të veshjes duhet të ndalet”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo menjëherë është ankuar tek menaxhmenti i qendrës tregtare, të cilët i kanë premtuar se në faqen e tyre në internet do të shkruajnë paraprakisht se çfarë guxojnë dhe çfarë u ndalohet të veshin vizitorët e kësaj qendre.







