Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish e të infektojë dhjetra mijëra të tjerë në cccdo cep të globit, firmat gjigande farmaceutike po punojnë për të gjetur një vaksinë.Një kompani gjermane në “Tübingen” parashikon të nxjerrë në qershor apo korrik teste për vaksinën kundër virusit Corona.
Deutche Wele shkruan se presidenti amerikan Donald Trump do ta blejë atë vetëm për SHBA, një vendim që qeveria gjermane e kundërshton. Ne artikull thuhet më tej se Trump po i ofron shuma të mëdha parash shkencëtarëve gjermanë që po punojnë për një vaksinë kundër virusit Covid 19.
Por në luftë me kohën për të gjetur vaksinën kundër janë edhe disa prej shteteve më të mëdha.
Përvec SHBA-ve dhe Gjermanisë, edhe Britania e Madhe, Italia dhe Zvicra kanë ofruar ofruar miliarda dollarë për kërkimet për gjetjen e një vaksine.
Një komani kanadeze me qendër në Quebec City, njoftoi se ka bërë një përparim të madh në luftën kundër koronavirusit, dhe se testimi mund të bëhet zyrtarisht në verë nëse miratohet nga autoritetet kanadeze. Në total janë rreth 20 kompani të cilat po zhvillojnë kërkime.
Në Britaninë e Madhe kompanitë farmaceutike kanë raportuar se do te duhet afro 1 vit per zbulimin e vaksinës, pavarësisht se një numër i madh kompanish janë përfshirë në kërkime.










