Valverde: Lëndimi i Messit nuk duket serioz (FOTO)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur rreth lëndimit të yllit të skuadrës Lionel Messi duke thënë se nuk është serioz.

Messi shënoi dy herë në barazimin e tyre në shtëpi me rezultat 2-2 ndaj Valencias.

Megjithatë, ylli argjentinas pësoi një lëndim në kofshën e djathtë pas një dueli me një lojtar të Valencias.

Pas ndeshjes dolën lajmet e para se Messi mund t’i mungojë Barcelonës në El Clasicon e parë të së mërkurës ndaj Real Madridit në Copa Del Rey.

Por, trajneri Valverde beson se lëndimi i tij nuk është serioz.

“Mes të nesërmes (e diel) dhe të hënës do të duhet të shohim saktësisht se si ai është dhe çfarë ka”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Nuk e di saktësisht se çfarë është. Ky mund të jetë një siklet i vogël”.

“Ne do të presim për të parë se çfarë thonë mjekët, pastaj vlerësojmë gjërat në bazë të kësaj”.

“Unë imagjinoj se ai nuk mund të jetë lëndim shumë i keq, por nuk jam në gjendje të zbulojë asgjë”, përfundoi spanjolli.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu