Van Kerkhove: Rastet asimptomatike rrallë e përhapin virusin korona

Njerëzit të cilët nuk kanë simptoma të koronavirusit të ri rrallë e përhapin infeksionin, deklaroi epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove

“Bazuar në të dhënat që i kemi, duket se rrallë herë një person pa simptoma e transmeton (virusin) tek një person tjetër”, theksoi ajo.

Van Kerkhove vuri në dukje se OBSH merr raporte nga vende, që i ndjekin me detale kontaktet e të infektuarve, përfshirë rastet asimptomatike dhe ato vende nuk kanë zbuluar që transmetimi vazhdon me rastet e tilla.

Van Kerkhove tha që njerëzit që nuk kanë simptoma të Covid-19 shpesh zhvillojnë një formë të butë të sëmundjes, njoftoi CNN. Në të njëjtën kohë, ajo përsëriti se virusi përhapet përmes pikave, të cilat lëshohen kur dikush kollitet ose teshtin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu