Ish-ndërmjetësi evropian në negociatat pr marrëveshjen e Përzhinës dy vite më parë në Shkup, Piter Vanhoutte akuzoi VMRO-DPMNE si nxitëse të dhunës në Kuvend.
“Përfundimisht, shumica e re parlamentare bëri atë që duhej ta bënte, në vijë me principet demokratike. Fakti që VMRO nxiti dhunën në Kuvend, dëshmon se ata janë kundër funksionimit normal demokratik. Nuk do të thotë se nëse je partia më e madhe, ti mund të qeverisësh me vendin. Vetëm një shumicë parlamentare mund ta bëjë këtë”, ka shkruar Vanhoutte.
Ai uroi përzgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar, ndërsa thotë se shumica e re duhet të ndërmerr investigime serioze për mungesën e sigurisë në Kuvend në një moment kaq kritik./ina